Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Vazhdon protesta para UP-së

E Mërkurë 29 Janar 2014 09:51

Po vazhdon protesta e studentëve para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Studentët vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të rektorit, Ibrahim Gashi.

Sipas tyre, rektori duhet të ndaloi publikimet shkencore në revista të rrejshme, e jo të publikojë rrejshëm punime shkencore.

Po ashtu kërkohet fillimi i menjëhershëm i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës, dhe ngritja e një mekanizmi për verifikimin e të gjithë titujve akademikë.

Studentët ndër të tjera kërkojnë largimin e ndikimit të pushtetit në Universitetin e Prishtinës, nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Edhe Policia përmes një kumtese njofton për mbajtjen e protestës.

“Në protestë po marrin pjesë një grup studentësh, rreth 30 persona, të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Policia është prezentë në lokacionin e sipërshënuar dhe po bënë monitorimin e rrjedhës së protestës. Deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë incident. Vlen të theksohet se trafiku në rrugën ‘Gjorgj Bush’ në Prishtinë, po zhvillohet”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.