Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Buja kërkon nga Këshilli Drejtues i UP-së plan konkret

E Mërkurë 29 Janar 2014 14:20

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka thirr sot në një takim Këshillin Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, për të diskutuar për gjendjen e krijuar dhe për mundësitë e tejkalimit të saj, ndërkohë që përshëndeti hapat që janë marrë nga Këshilli Drejtues dhe inkurajoi ata që të marrin hapa të tillë edhe në të ardhmen.

Buja gjatë këtij takimi, ka kërkuar nga Këshilli Drejtues që në një afat sa më të shkurtër të dalë me plan konkret për tejkalimin e gjendjes së krijuar në Universitetin e Prishtinës, duke u bazuar në kompetencat ligjore që ka Këshilli Drejtues.

Në takimin, është diskutuar edhe për ndryshimin e Statutit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, kërkesë kjo e dalë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që është përkrahur edhe nga Këshilli Drejtues.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pret hapa të shpejtë në drejtim të zgjidhjes së të gjitha problemeve dhe shqetësimeve që janë shfaqur kohët e fundit në opinion dhe kërkon nga të gjithë akterët që të japin kontributin e tyre në drejtim të përmirësimit të situatës. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.