Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Studentët protestojnë për të tretën ditë

E Enjte 30 Janar 2014 10:27

Studentë të Universitetit të Prishtinës për të tretën ditë me radhë janë duke protestuar para Rektoratit të UP-së, duke kërkuar kështu shkarkimin e rektorit, Ibrahim Gashi.

“Puna më e mirë që mund të bëhet sot për Universitetin është vetë pamundësimi i punës së Ibrahim Gashit. Gjatë hyrjes së studentëve në oborrin e Rektoratit, pjesëtarët e sigurimit privat kanë ndërhyrë dhunshëm për të mos e lejuar protestën e studentëve. Kompanitë private të sigurimit mund ta ruajnë Ibrahim Gashin në shtëpinë e tij, por jo në Universitet. Universiteti është çështje publike. Për më tepër, s’kemi dëgjuar ndonjëherë që kompanitë private të sigurimit të merren me protesta”, thuhet në kumtesën e lëvizjes studentore për Barazi “STUDIM KRITIKË VEPRIM”.

Policia e Kosovës njofton se “Sot në rrugën “Gjorgj Bush”, në Prishtinë që nga ora 07:45 e mëngjesit, ka filluar të mbahet një protestë e paparalajmëruar. Në protestë po marrin pjesë një grup studentësh, rreth 35 persona, të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës”.

Sipas kumtesës deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë incident.

Ndryshe, një ditë më parë pavarësisht protestave të studentëve, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi ka thënë se nuk e ka ndërmend që të jap dorëheqje.

Gashi ka thënë se pamjet e ditëve të fundit normalisht që nuk i kanë pëlqyer, ndërsa nuk i ka komentuar veprimet e policisë. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.