Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Studentët ia mbyllin sytë ‘Hasan Prishtinës’

E Enjte 30 Janar 2014 14:45

Studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët janë duke protestuar qe tri ditë rresht pranë dyerve të Rektoratit duke kërkuar dorëheqjen e Ibrahim Gashit, si duket kanë gjetur kohë edhe të bëjnë performancë në figurën e Hasan Prishtinës.

Ata me një shami të zezë ia kanë mbyllur sytë përmendores së Hasan Prishtinës, i cili qëndron në oborrin e Rektoratit. Poashtu i kanë vendosur një parrullë “Unë e shkriva pasurinë për arsimin, ju po e shkrini arsimin për pasuri”

Organizatorët e kësaj proteste janë shprehur se mbyllja e syve të shtatores të Hasan Prishtinës është bërë që ai të mos e shohë turpin që po ndodhë në universitetin që mban emrin e tij. /Indeksonline/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.