Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Dita e katërt e protestës antirektor e studentëve në Prishtinë

E Premte 31 Janar 2014 10:41

Një grup studentësh, të vendosur të çojnë në fund kërkesën e tyre për largimin e rektorit Ibrahim Gashi nga drejtimi i Universitetit “Hasan Prishtina, sërish janë stacionuar sot në hyrje të Rektoratit.

Nuk bënë punë as përpjekjet, jo fort të të buta, të personave të sigurimit, meqë protestuesit depërtuan në oborr duke kaluar kanxhat që rrethojnë këtë institucion. Kjo është dita e katërt e protestës së tyre, e cila vazhdon të jetë e qetë. Dje e pardje ata zhvilluan disa performanca simbolike, me mesazhe të qarta.

Numri i pjesëmarrësve s’është i madh.

Ajo po mbikëqyret nga policia, e cila ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë deri sa ajo të jetë e qetë.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.