Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Studentët protestues para Rektoratit i priti policia

E Hënë 03 Shkurt 2014 08:58

Dhjetëra policë kanë qenë sot më të shpejtë se studentët, të cilët sot kishin ardhur para Rektoratit të UP-së, sipas paralajmërimit, për të vazhduar protestën.

Studentët, të cilët në ditën e pestë të protestës së tyre u përpoqën të kalojnë rrethojnë për t’u pozicionuar para hyrjes së Rektoratit, u ndeshën me forcën policore, e cila kishte ardhur aty para orës shtatë.  Pati edhe përplasje fizike midis tyre dhe sipas burimeve studentore, njëri sish është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.

Aktualisht policia ka rrethuar Rektoratin, kurse një numër studentësh po vazhdon protestën.

Studentët për sot kanë paralajmëruar edhe një marsh protestues. Ata po kërkojnë shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi si dhe heqjen e titujve shkencorë për të gjithë ata profesorë që duke botuar punime shkencore nëpër revista të jashtme fiktive kanë përfituar në avancim.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.