Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 24 Tetor 2019

Studentët sot marshojnë në Prishtinë

E Hënë 03 Shkurt 2014 11:08

Grupi studentorë sot do të organizojë një marsh protestues i cili do të fillojë nga Qendra e Studentëve dhe do të bashkohet te Rektorati.

Marshi protestues do të fillojë në ora 12:00 me të njëjtat kërkesa, dorëheqja e menjëhershme e Rektorit, verifikimi i të gjithë titujve akademik prej vitit 1999 si dhe përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve.

Valton Marku, njëri nga organizatorët, tregoi edhe për gjetjet e fundit që ata kanë bërë për Rektorin Gashi, ku sipas tij, është edhe një arsye më shumë pse duhet të largohet Rektori. Ai tha se në CV-në e Gashit, ka më shumë gabime sesa rreshta.

“Gjetjet e fundit që i kemi bërë, na kanë treguar që kjo CV e Rektorit Ibrahim Gashi, nga 83 rreshta i ka 84 gabime. Kjo më së miri tregon nivelin akademik që ka Rektori ynë Ibrahim Gashi. Ju ftojmë të gjithë, edhe njëherë pasi që ky është problem më shumë se studentorë t’i bashkoheni marshit tonë protestues”, ka thënë ai.

Durim Jashari, një tjetër organizator, bëri të ditur që marshi, i cili do të mbahet sot, ka edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

“Ne do të nisemi në ora 12:00 nga Qendra e Studentëve, përkatësisht konviktet. Ky marsh i studentëve do të kalojë nga Biblioteka Kombëtare, për t'u bashkuar me nisjen tjetër që do të bëhet nga ‘Skënderbeu’ ” me një pjesë tjetër të shoqërisë civile dhe qytetarë tjerë që do të bashkohemi te Rektorati”, tha ai. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.