Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Testi i maturës nuk do të përsëritet

E Hënë 16 Qershor 2014 08:49

U raportua për kopjim masiv të testit të maturës. Madje këto dyshime shtynë Policinë e Kosovës të bastisin një konvikt brenda Qendrës Studentore të Prishtinës nga i cili dyshohej se po dërgoheshin mesazhe me përgjigje të testit.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve, testi i maturës nuk do të përsëritet, ndonëse kishte kërkesa të tilla.

Njerëzit përgjegjës për organizimin e testit të maturës shtetërore e vlerësojnë pozitivisht mbajtjen e këtij testi.

Sipas tyre, përveç disa përpjekjeve të izoluara për të kopjuar, pjesa tjetër ka shkuar mjaftë mirë.

Mustafë Kadriu, nga Ministria e Arsimit, thotë se mbajtja e testit të maturës ka shkuar mjaft mirë dhe nuk ka gjasa që të përsëritet.

Edhe pse e pranon se ka pasur tendenca për të kopjuar, Kadriu thotë se një gjë e tillë është pamundësuar falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

“Ka pasur tendenca për të kopjuar dhe ne së bashku me Policinë e Kosovës i kemi zënë disa numra të telefonave të cilët kanë komunikuar me personat që kanë marrë pjesë në test. Ne do t’i lexojmë të dhënat dhe nëse konstatohet se ka pasur parregullsi kudo në Kosovë dhe aty ku përputhen të dhënat statistikore se ka pasur kopjim, sigurisht se ato teste do të anulohen”, ka thënë Kadriu. /Tribuna/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.