Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Gjysma e maturantëve ngelin në provim

E Marte 15 Korrik 2014 10:04Rreth 50 për qind të maturantëve nuk kanë arritur të kalojnë testin e maturës këtë vit. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Arsimit numri i maturantëve që i është nënshtruar testit është 42 mijë e 52 maturantë ndërsa e kanë kaluar 21 mijë e 918 ose 52.1 për qind e tyre. 122 teste janë anuluar, testi është zhvilluar në 390 qendra të testimit, në këtë proces kanë marrë pjesë rreth 1500 komisioner dhe rreth 3000 administrues. Përsëritje të testit nga dita e parë ka pasur në 7 qendra të testimit, në Gjilan 4, Lipjan 2 dhe Skenderaj 1 të riorganizuara në 19 qendra të testitimit 921 maturantë. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mutafa ka thënë se këtë vit ka pasur një dyfishim të maturantëve nga vitet e ka kaluara dhe kjo pastaj sipas tij ka shtuar edhe përgjegjësitë e drejtorive komunale të arsimit në mënyrë që të ketë një rritje të qendrave të testimit. “Nga dita e parë dhe ditën e dytë kemi pas dy pamje të organizimit të testit pasi që në ditën e parë mund të themi se kemi dështuar duke angazhuar mësimdhënësit dhe janë bërë keqpërdorime nga nxënësit ndërsa ditën e dytë mësimdhënësit janë zëvendësuar me kompani të sigurimit fizik. Këtë zëvendësim nuk e kemi bërë me dëshirë por ka qenë domosdoshmëri pasi që raportet nga kryetarët e qendrave të testimit flisnin për një papërgjegjësi të shumë administruesve që kishin ardhur nga shkollat”, ka thënë Mustafa. Në Universitetin Publik të Prishtinës pritet të regjistrohen mbi 17 mijë studentë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.