Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

SBASHK: Greva vazhdon

E Mërkurë 29 Prill 2015 16:28

Edhe përkundër deklarimeve të Qeverisë se pagat e mësimdhënësve këtë muaj do të dalin me rritje, SBASHK-u do të vazhdojë me grevë deri në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Këtë të diel Këshilli Drejtues do të mbajë mbledhjen e radhës për të diskutuar mbi hapat e më mëtutjeshëm të grevës në të gjithë nivelin arsimor të Kosovës.

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Gazetën Express se deri të dielën do të shikohen të gjitha lëshimet e bëra nga Qeveria në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90 për qind të punësuarve, ku iu mungojnë 7 vite të përvojës së punës dhe më pas do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues.

"Ne i kemi angazhuar personat në nivel lokal që të shikojnë se çfarë lëshimesh janë bërë në lidhje me kalkulimin e 0.5%", tha Jasharaj.

Po ashtu SBASHK ka reaguar për deklaratat e Ministrit Hoti dhe nuk kanë kërkuar takim me këtë Ministri pa u mbajtur mbledhja e Këshillit.

Kurse sa i përket Universitetit Publik shumë nga fakultetet nuk iu janë bashkangjitur grevës.

Sipas Jasharajt, profesorët në Universitet e kanë rrogën e madhe nuk për ta nuk është problem llogaritja e përvojës së punës.

"Profesorët në Universitet e kanë rrogën shumë të madhe andaj për ta nuk është problem nëse zbatohet marrëveshja. Problem në Universitet është administrata, ku rrogat e tyre janë për mjerim", shtoi Jasharaj.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.

 

Shkruani e-mailin tuaj për tu abonuar në pakon e lajmeve të Kosovahaber'it