Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Grevistët e arsimit pezullojnë grevën, të hënën i rikthehen punës

03 Maj 2015 22:29

Përfaqësues të Sindikatave të Arsimit të Komunave të Kosovës sot kanë mbajtur një takim Prishtinë në të cilin, me shumicë votash është vendosur që të hënën punonjësit e arsimit t’i rikthehen punës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se në rast të mos përmirësimit të gabimeve që ndodhën në listën e pagave dhe asaj të përvojës së punës, sindikata të cilën ai e drejton do të rinis grevën.

Ndërkaq, siç transmetojnë mediat lokale, i vetmi që ka kundërshtuar vendimin e SBASHK-ut për pezullimin e grevës ishte Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Klinës, Arif Elezi me arsyetimin se ka gabime të mëdha në listat e pagave dhe në vitet e numëruara të përvojës së punës. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.

 

Shkruani e-mailin tuaj për tu abonuar në pakon e lajmeve të Kosovahaber'it