Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Hetohen diplomat e 84 mësimdhënësve në Gjakovë

E Enjte 07 Maj 2015 11:52

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT), Arsim Bajrami, ka lëshuar një urdhëresë, nëpërmjet së cilës i kërkon Inspektoratit të Arsimit që të hetojë validitetin e 84 diplomave të mësimdhënësve në Gjakovë, për shkak të dyshimeve për falsifikimin e tyre.

Sipas kësaj urdhërese, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, deri më 22 maj 2015 duhet përfundojë procesi i verifikimit të këtyre diplomave.

“Urdhërohet Departamenti i Inspektoratit të Arsimit që në pajtim me Ligjin nr. 2014/37 për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë, të ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete për inspektimin special të validitetit ligjor të diplomave të mësimdhënësve të dyshuar për falsifikim, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë ( PP.nr. 155/2009 dhe 505 /2009 të datës 24.03.2010) kundër 84 mësimdhënësve për vepër penale ‘Falsifikimin e dokumenteve zyrtare, përkatësisht, diplomave të falsifikuara në ish-SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë’”, thuhet në Pikën e parë të kësaj urdhërese.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.