Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 22 Shkurt 2020

Të respektohet Marrëveshja për diplomat

E Marte 26 Maj 2015 10:44Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë iu ka premtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës se Qeveria e Kosovës do t’i sigurojë tekste shqip, në mënyrë që nxënësit shqiptarë të mësojnë me tekste cilësore. Këto deklarata ministri Bajrami i ka bërë gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, duke u bërë kështu ministri i parë i Arsimit të Kosovës që viziton tri komunat shqiptare të mbetura nën Serbi. Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Bajrami ka ofruar ndihmë e për sektorin e arsimit, sa i përket furnizimit me tekste shkollore, përfshirjes së të rinjve të kësaj treve në arsimin publik në Kosovë, nostrifikimit të diplomave dhe sigurimit të kushteve më të mira për arsim cilësor, shkruan “Zëri”. Fillimisht ministri ka pasur një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, me të cilin ka biseduar për shumë çështje që i preokupojnë shqiptarët, ndërsa bashkërisht kanë vizituar shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë. /Zëri/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.