Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Prioritet, ngritja e cilësisë në arsim

E Hënë 31 Gusht 2015 13:41

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se prioritet gjatë këtij mandati do ta ketë ngritjen e cilësisë në arsim.

Në intervistën për “Epokën e re”, ai ka premtuar se gjatë këtij viti do të ketë ngritje substanciale të cilësisë së mësimit nëpërmjet ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

“Ngritja e cilësisë në arsim është i vetmi prioritet i imi gjatë këtij mandati. Prandaj, mendojmë ta nisim këtë cikël të angazhimeve tona për ngritjen e cilësisë, pikërisht nga 1 shtatori, ku do të punojmë me të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, duke u angazhuar maksimalisht për ngritje substanciale të cilësisë në arsim”, ka deklaruar Bajrami, duke bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor. Nesër më 1 shtator (e martë) do të fillojë viti shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme”, ka treguar ai.

Në këtë kontekst, Bajrami ka vlerësuar se Kontrata Kolektive është realizuar në të gjitha segmentet dhe, sipas tij, profesioni i mësimdhënësit relativisht paguhet mirë dhe është më i kërkuari në treg.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.