Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

KQSHM e vlerëson të suksesshëm Provimin e Maturës

E Shtunë 05 Shtator 2015 22:50

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), në konferencën e mbajtur për media, e ka vlerësuar të suksesshme mbarëvajtjen e procesit të Provimit të Maturës Shtetërore 2015, në afatin e gushtit (pjesa e dytë).

Kryetari i KQShM-së, z. Azem Guri ka theksuar se, i tërë procesi ka shkuar sipas planifikimit dhe rregullave të përcaktuara nga ky Komision, ndërsa theksoi se nga raportimet e marra nga terreni, nuk është evidentuar ndonjë parregullsi nga Qendrat e Testimit.

Z.Guri theksoi se në bazë të vlerësimeve të KQShM-së dhe të monitoruesve bëhet fjalë për një Maturë shumë të suksesshme në të dyja afatet. “Po funksionojnë rregullat e përcaktuara nga KQShM dhe mbi bazën e kësaj, po ndërtohet një standard i Maturës së suksesshme”.

Z.Guri falënderoi maturantët, të cilët nuk kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga KQShM, prindërit, Divizionin për Vlerësim dhe Monitorim të MAShT, të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit që janë përkujdesur për mbarëvajtjen dhe monitorimin e këtij procesi, përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës,  platformën Kallxo.com dhe të gjitha mediat që kanë dhënë kontributin e tyre duke përcjellë te publiku mbarëvajtjen e Provimit.

Kryetari i KQShM-së, po ashtu, tha se është viti i fundit që Matura Shtetërore po organizohet me ligjin aktual, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm ky proces i testimit të maturantëve të organizohet me ligjin e ri.
Në afatin e gushtit, Provimit të Maturës Shetërore i janë nënshtruar rreth 16 mijë maturantë në 162 qendra të testimit.

Rezultatet e Provimit të Maturës do të publikohen me 9 shtator 2015.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.