Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 19 Tetor 2019

Bajrami: Arsimi gjithëpërfshirës është prioritet i Qeverisë

E Marte 08 Shtator 2015 13:03

Në Prishtinë hapi sot punimet Konferenca me temën: “Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë”, organizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës në Prishtinë.

Në hapjen e konferencës “Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë”, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se arsimi gjithëpërfshirës është një prioritet i lartë i qeverisë së Kosovës.
Ai tha se për ta krijuar një sistem cilësor në edukim, duhet të investohet më shumë edhe tek mësimdhënësit, që kanë një rol shumë të rëndësishëm për një edukim të integruar e bashkëkohor.

“Përmes gjithëpërfshirjes, ne mund të promovojmë politikat tona të barazisë etnike, të diversitetit fetar, të ofrimit të një edukimi pozitiv, bazuar në vlera qytetëruese, në parimet të kohekzistencës, të barazisë, tolerancës, mirëkuptimit, që këta fëmijë të përgatiten për shekullin 21, që është shekulli i sfidave.”

Ish-Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, duke folur për praktikat dhe përvojat e sistemit arsimor të Finlandës, tha se Kosova ka mundësi të mëdha për të marrë modelet e vendeve të tjera.

“Ne të gjithë pajohemi që edukimi është tejet qenësor për të dyja palët, individët dhe kombet. E ardhmja e vendeve ndërtohet mbi bazën e cilësisë së edukimit. Sigurisht, është mënyra më efektive për të ndikuar në vendet e reja dhe moshat e reja më shumë se gjithçka tjetër. Në këtë kuadër, komuniteti ynë gjithkund do të adoptoj një sistem të qëndrueshëm universal të zhvillimit arsimor, si pjesë e Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara, në fund të këtij muaji.”

Konferenca “Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë”, do të pasqyrojë të arriturat dhe sfidat në fushën e politikave dhe praktikave të arsimit gjithëpërfshirës si dhe ofron mundësinë e shkëmbimit të përvojave vendorë dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.