Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Nëntor 2018

Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 56.7 për qind

E Enjte 10 Shtator 2015 14:06

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), ka bërë publikimin e rezultateve të Provimit të Maturës Shtetërore 2015 në afatin e gushtit, ku provimit në këtë afat i janë nënshtruar 14.691 maturantë, ndërsa kalueshmëria është 8. 296, apo 56.7 për qind.

Sipas një komunikate për media, kryetari i KQShM-së, Azem Guri, ka vlerësuar se procesi i Provimit të Maturës këtë vit ka qenë i suksesshëm dhe në përputhje me kriteret, të cilat i ka përcaktuar KQShM.

“KQShM ka qenë mjaft e fokusuar në administrimin e mirë të Provimit të Maturës, prandaj vlerësojmë se administrimi edhe në afatin e parë, por edhe në afatin e gushtit ka qenë mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga Komisioni. Kjo është Matura e fundit që organizohet me Ligjin në fuqi, për arsye se gjatë këtyre muajve Ligji i ri i Maturës pritet që të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe mbi bazën e tij të organizojmë Maturën e radhës”, ka theksuar ai.

Guri, po ashtu, ka vlerësuar rolin e mediave në prezantimin që i kanë bërë procesit të maturës, në të dy afatet.

Ndryshe, kalueshmëria në gjimnaze është 73.5 për qind, ndërsa në shkollat e mesme profesionale 51.8 për qind. Numri i përgjithshëm i maturantëve, të cilët kanë kaluar provimin, përfshirë edhe afatin e qershorit është 25. 551 maturantë apo 79.9 për qind, ndërsa numri i maturantëve, të cilët nuk e kanë kaluar është 6. 463 maturantë.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.