Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 15 Tetor 2019

Minoritetet kërkojnë të drejtat e tyre për arsim

E Hënë 21 Shtator 2015 18:58

Komisioni parlamentar për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në mbledhjen e sotme shqyrtoi çështjen e Rektoratit të UP-së në lidhje me mos-hapjen e afatit të dytë për pranim të studentëve nga radhët e komunitetit pakicë në vend. Nga anëtarët e këtij Komisioni u kërkua që të hapet afati i tretë për regjistrimin e studentëve edhe të këtij komuniteti.

Kryetarja e Komisionit, Jasmina Zhivkoviq, kërkoi nga anëtarët që ta mbështesin kërkesën e saj për mundësinë e hapjes së afatit të tretë nga Rektorati për pranimin e studentëve të komunitetit jo-shumicë, të cilët i kanë përmbushur kuotat e caktuara në afatin e parë. Ajo theksoi se për këtë çështje duhet të themelohet një Grup punues dhe të njoftohen me këto kërkesa Ministria e Arsimit dhe Rektorati.

Ndërkaq, anëtari i këtij Komisioni, Veton Berisha, thekson se me Udhëzim administrativ u është dhënë hapësirë dhe mundësi komuniteteve pakicë për të ngritur nivelin e edukimit.

“Në momentin kur është bërë Udhëzimi administrativ është menduar që me lënë një hapësirë dhe me iu dhënë një mundësi komuniteteve pakicë për të gritë nivelin e edukimit. Komuniteti pakicë mos të trajtohet sikur që ka qenë përpara politikë e ngufatjes dhe ndërprerjes në edukim”, tha Berisha, raporton KP.

Sipas tij, ajo çfarë po ndodh me arsimin për minoritetet është shqetësuese, pasi, sipas tij, ka pabarazi.

Anëtari tjetër i Komisionit, Danush Ademi nga radhët e Grupit 6+, tha se çdo vit po paraqiten probleme për rezervimin e vendeve për komunitete, ku 328 vende janë të rezervuara për ta. Sipas tij, në këtë rast me mos-hapjen e afatit të dytë, atyre po u shkelen të drejtat.

“Unë mendoj se nxënësit duhet të regjistrohen sipas kualifikimeve (pikëve) ku e meritojnë... Ne kemi listën këtu që aplikantët e kanë kaluar me pikët e kërkuara provimin dhe nuk janë pranuar në afatin e parë. Kjo është brengosëse”, theksoi Ademi.

Edhe deputeti që është anëtari Komisionit për Kthim, Agim Kikaj nga radhët e LDK-së, kërkoi të përsëritet konkursi për ato vende dhe për ato kuota që janë të parapara për komunitetet jo-shumicë.

“Unë do të mbështetja edhe një herë publikimin e konkursit për ato vende dhe për ato kuota që janë të parapara për komunitetet jo-shumicë, në këtë rast jo serb, por për komunitetet tjera. Kështu që të bëjmë kujdes të mos e politizojmë se nuk ka ndonjë motiv”, tha Kikaj.

Ndërkaq, anëtarja e Komisionit Mufera Shinik, nga radhët e Grupit 6+, kërkoi të merret diploma në gjuhen turke për ata që kryejnë shkollën me këtë gjuhë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.