Spektrit të partive pritet ti shtohet edhe Demokracia Sociale e Kosovës
E Hënë 02 Prill 2012 12:28
Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), ka dorëzuar kërkesën për regjistrim të parashtruar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi përfundimtar për regjistrim, bën të ditur KQZ-ja përmes një njoftimi pë medie, do të merret pas përfundimit të periudhës shtatë ditore, gjatë të cilës publiku mund ti shqyrtojë dokumentet e regjistrimit. Kjo iniciativë ka aplikuar për regjistrim më 12 mars 2012 nga z. Begzad Gashi. Sipas programit të saj, DSK do të angazhohet përmes resurseve njerëzore, të cilat janë pjesë burimore dhe do të kontribuoj me përkushtim për realizimin e aspiratave të popullit, mirëqenies sociale, forcimin e shtetit si dhe zhvillimin e kulturës së punës duke ofruar projekte konkrete, të cilat ndikojnë pozitivisht në rritjen e standardit të jetës. Gjithashtu do të angazhohet përmes programeve për pensionistët, për rininë, në veqanti për studentët, për barazinë gjinore, do të kontribuojë në ruajtjen e vlerave demografike, sigurimin shëndetësor të të gjitha shtresave.
Bazuar në Rregullën e KQZ-së nr.01/2008 për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike në Kosovë, secili mund ta kundërshtojë kërkesën në bazë të një ose më shumë arsyeve të parashtruara në nenin 5, me dorëzimin e kundërshtimeve me shkrim në Zyrë së bashku me çfardo të dhëne apo materiali që mbështetë kundërshtimet brenda shtatë (7) ditëve nga shpallja e kërkesës sipas nenit 4.4 të kësaj Rregulle. Të gjitha materialet e regjistrimit duke përfshirë programin e partisë, statutin, dhe shenjën do të jenë në dispozicion për shikim dhe komente nga publiku. Zyra për Regjistrim të Partive Politike gjendet në Rr. Migjeni p.n në Prishtinë. Secili që dëshiron ti shikojë dokumentet mund të ketë qasje në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së tek linku Zyra për Regjistrim të Partive Politike, apo edhe të vijë në Zyrë prej orës 10:00 12:00 gjatë ditëve të punës, deri më datën 6 prill 2012.
Promovimi i transparencës për procesin e regjistrimit të partive politike, është pjesë e procesit të KQZ-së. /koha/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










