Daçiq kërkon ndarje të Kosovës në dy pjesë
E Hënë 09 Prill 2012 15:56
Kreu i Partisë Socialiste Serbe (SPS), Ivica Daçiq tha sot se serbët dhe shqiptarë mund të pajtohen, por nuk mund të jetojnë bashkë dhe për këtë arsye nevojitet ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës, si zgjidhje e vetme reale, sipas tij. Ai këtë deklaratë e dha për një televizion serb dhe në kohën e fillimit të fushatës zgjedhore parlamentare e presidenciale më 6 maj. .
Ai për planin prek katër pikash, që e ka propozuar presidenti aktualisht në dorëheqje Boris Tadiq, vlerësoi se është plan i papërpunuar, por megjithëkëtë ai plan do të thotë autonomi të serbëve në kuadër të Kosovës.
Por Daçiq kërkon zgjidhje tjetër. Sipas tij, është i domosdoshëm realiteti, e kjo është ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës.
Per shkak të situatës në terren, është kyçe që serbët të mbeten të jetojnë në Kosovë, kurse ne të kemi qëndrim dhe politikë të qartë e të fuqishme për arsye të së cilës ata do të mbeteshin të jetonin atje, përfundoi Daçiq.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










