Thaçi: Integrimi evropian, prioriteti kryesor
E Mërkurë 16 Maj 2012 10:06_(2).jpg)
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takim me ministrin e Mbretërisë së Danimarkës për Çështje Evropiane, Nicolai Wammen, bisedoi për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur se nga ana e saj Qeveria e Kosovës do të plotësojë të gjitha detyrat dhe obligimet e saj në afat rekord, në mënyrë që afrimi me Bashkimin Evropian të bëhet sa më real.
Qeveria e Kosovës do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj në plotësimin e pyetësorit për Studimin e Fizibilitetit, dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian që Kosova të trajtohet si edhe vendet tjera, citohet të ketë thënë kryeministri Thaçi, në kumtesën e lëshuar nga ky takim.
Kryeministri ka theksuar se integrimi evropian është prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë duke treguar një përkushtim të madh në angazhimet e tyre për të ecur drejt integrimit të Kosovës në strukturat evropiane.
Ministri Wammen, vendi i të cilit kryesor presidencën e BE-së, theksoi se nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.
Në procesin e integrimit Kosova duhet të vazhdojë me reformat e nisura dhe arritjen e standardeve të një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar, ka thënë Wammen, citon komunikata nga zyra e Kryeministrit. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.





.jpg)





