E Hënë, 20 Maj 2013

Tadiq: Edhe Evropa, edhe Kosova

E Enjte 17 Maj 2012 10:42

 

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit, nuk do të ndryshojë politikën “Edhe Evropa, edhe Kosova”.

 

“Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadiq gjatë duelit televiziv me kundërkandidatin e Partisë Progresive Serbe, Tomisllav Nikolliq.

 

Ky i fundit ka thënë se çështja e Kosovës duhet të negociohet, porse ka akuzuar Tadiqin se u shmanget përgjegjësive dhe nuk do që brenda Serbisë të arrihet konsensusi për politikën ndaj Kosovës.

 

Me politikën “Edhe Evropa, edhe Kosova”, Tadiqi këmbëngul edhe në rrugën evropiane të Serbisë, edhe në, siç thotë ai, sovranitetin e shtetit serb mbi Kosovën.

 

Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, Tadiqi dhe Nikolliqi kanë fituar më së shumti vota, por asnjëri numrin e mjaftueshëm për të shmangur balotazhin.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.