E Enjte, 23 Maj 2013

Sutanovac: Në veri të Kosovës ka armiq të KFOR-it

E Premte 18 Maj 2012 13:55

Duke folur për marrëdhëniet me forcat ndërkombëtare në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac ka thënë se ato janë "konkrete e të mira”. Sipas tij problem është zvogëlimi i përhershëm i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, që nga viti 1999. Ai thotë se insistimi serb është që kjo të mos ndodhë.

"Fatkeqësisht, ne kemi serbë në veri të Kosovës, eksponentë radikalë politikë, të cilat i kanë interesat e tyre për të sulmuar KFOR-in, për t’u treguar atyre se nuk janë të mirëpritur, që të shkojnë, e që ishin gjatë gjithë kohës negativë ndaj KFOR-it”, ka thënë ai për “Palma Plus”. “Po të mos e kishim sot KFOR-in, situata do të ishte më e rëndë”. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.