Zhbogar pret lajme të mira nga Brukseli
E Premte 18 Maj 2012 14:24
Kur do të mund të udhëtojnë kosovarët pa viza, kur Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, çfarë duhet të bëjë që të jetë sa më shpejtë anëtare e saj dhe shumë pyetjeve të tjerave nga nxënësit e shkollës fillore Faik Konica, u është përgjigjur të premten përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Ai ka shprehur besimin se shpejtë do të mund të sillet në Kosovë dokumenti që do mundësonte udhëtimin e të gjithëve pa viza.
Ndër të tjera, Zhbogar ka bërë me dije se duhet përmbajtur rregullave të gjithë ata që duan të jenë pjesë e BE-së.
Ai ka pohuar se e kupton dëshirën e qytetarëve për të udhëtuar pa viza.
E kuptoj që të gjithë qytetarët do të donin të udhëtonin sikur të gjithë të tjerët në regjion dhe kjo është një kërkesë e arsyeshme. Dhe kjo është arsye që ne jemi angazhuar që në Kosovë të sjellim atë që quhet hartë rrugore. Shtetet anëtare në Bruksel po negociojnë se si do të mund të darkordohen të gjithë që tu mundësohet qytetarëve të udhëtojnë pa viza. Shpresojmë se shumë shpjet do të kemi lajme të mira që tu sjellim këtë dokument në Prishtinë, ka thënë ai.
Zhbogar ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së nuk do të thotë se nuk duan ta kenë pjesë të BE-së edhe Kosovën.
Ai ka thënë se krejt çka duhet bërë, është që Kosova ti përmbahet rregullave dhe të punojë bashkë me të tjerët.
Bashkimi evropian vazhdon të mbetet i hapur edhe për shtete e tjera që janë të gatshme ti përmbahen të njëjtave rregulla. Shtetet e Ballkanit perëndimor të cilit gjenden në nivele të ndryshme të negocimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në vitin 2003, BE-ja pati deklaruar se vendi i të gjithë Ballkanit perëndimorë është në BE, njëjtë është edhe për Kosovën. BE-ja është këtu për të punuar bashkë me Kosovën, drejt këtij rrugëtimi në BE. Kështu ne e shohim rolin tonë këtu , të punojmë së bashku, ti ndihmojë ashtu që të ecim së bashku drejt BE-së, ka thënë ai.
Ky aktivitet planifikohet të mbahet në 10 shkolla gjatë këtij viti dhe është viti i katër që u shpjegohet nxënësve se çka është Bashkimi Evropian dhe cila është rruga për të gjitha ato shtet që dëshirojnë të bëhen pjesë tij./Kosovapress/rtv21/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










