Konfirmohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Turqinë
E Hënë 28 Maj 2012 19:16
Presidentja Jahjaga dhe delegacioni i Parlamentit të Turqisë, që kryesohej nga Volkan Bozkir, biseduan për forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, për rolin e Turqisë në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në nismat dhe organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare
Jahjaga theksoi se Kosova dhe Turqia kanë interesin e përbashkët të integrimit në BE dhe ato mund të shkëmbejnë përvojat e tyre në proceset integruese.
Ndërsa, kryetari i komitetit për Punë të jashtme, në Parlamentin e Madh të Turqisë, Volkan Bozkir e siguroi presidenten Jahjaga se institucionet e Turqisë, do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën e në veçanti në lobimin për njohje të reja ndërkombëtare.
Ai tha se është më rëndësi fuqizimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Madh të Turqisë, e ka pritur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ka njoftuar delegacionin turk për progresin e vazhdueshëm që po realizohet në Kosovë, reformat e fuqishme dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka theksuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, në të gjitha fushat, duke falënderuar politikën konsistente të Turqisë në përkrahje të Kosovës, tash e shumë vjet më parë.
Sa i përket njohjeve, ministri Hoxhaj ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes nga Ankaraja për përmbylljen sa më të shpejt të këtij procesi për shtetin e Kosovës. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










