E Shtunë, 25 Maj 2013

Optimist se raporti për fizibilitet do të hap rrugën për MSA

E Mërkurë 30 Maj 2012 12:23

Ministria e Integrimit Evropian është në përgatitje e sipër të raportit me përgjigjet finale për studimin e fizibilitetit. Zyrtarë të Ministrisë, bazuar në përgjigjet e marra nga gjithë mekanizimi institucional, shprehen optimist se ky raport do të hap rrugën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Pas pranimit të versionit final të përgjigjejeve në pyetësorin për studimit të fizibilitetit, që të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore i kanë plotësuar, Ministria e Integrimeve po harton raportin final, i cili duhet dorëzuar në Komisionin Evropian me 8 qershor.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, shprehet optimist se ky proces do t’i paraprijë Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Më duhet edhe njëherë të them se ne si ministri tashmë jemi në procesin përfundimtarë të përfundimit të këtij raportit , i cili jam i sigurt që do të hap rrugën për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit”, thotë Kasapolli

Kasapolli thotë se pyetësori është një pasqyrë reale në të cilën gjendet Kosova, duke përfshirë kushtet që janë paraqitur nga ana e Brukselit. Ai tha se para dorëzimit në Komision Evropian, raporti me përgjigjejet finale do të dorëzohet edhe në Qeveri.

“Pyetësori duhet të jetë i gatshëm me datën 8 qershor, atëherë do t’i dorëzohet Komisionit Evropian dhe ne edhe këtë fazë do ta shfrytëzojmë me qëllim që paraprakisht të dorëzohet në mbledhjen e qeverisë dhe për konsulta finale me qëllim që raporti të jetë sa më kualitativ”, theksoi ai.

Zyrtarë të Ministrisë besojnë se të gjeturat e misionit vlerësues të BE-së, i cili do të vijë në Kosovë më 18 qershor, do të jenë në përputhje mes asaj çfarë është deklaruar në pyetësor dhe asaj se çfarë gjendet në terren.

Pyetësor, përmban pyetje dhe kërkesa të detajuara, dhe është i ndarë në tre kapituj, ku për fokus ka kriteret politike, kriteret ekonomike dhe aftësinë për të marrë përsipër obligimet që dalin nga MSA. /rtk/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.