Në Zyrën Administrative të punësohen edhe turqit
E Shtunë 02 Qershor 2012 13:23
Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petrovic, zëvendëskryeministër dhe Ministër i MAPL ka paraqitur informatën lidhur me themelimin e Zyrës Administrative në Mitrovicën Veriore.
Sipas tij në këtë zyre do të jenë të punësuar 55 persona dhe se deri më tani janë pranuar 151 aplikacione. Petrovic ka shprehur bindjen se numri i aplikantëve për vendet e punës do të jetë shumë më i lartë, ndërkohë që ka veçuar edhe faktin se deri më tani 25 aplikacione janë pranuar nga pjesëtarët e komuniteteve tjera jo-serbe.
Gjatë diskutimeve deputeti i KDTP-së, Enis Kervan ka kërkuar që në këtë Zyre të punësohen edhe pjesëtarë të komunitetit turk dhe të komuniteteve tjera. Ai ka kërkuar që konkursi të publikohet edhe në gjuhën turke dhe ka shprehur bindjen se kushti për banim së paku tre vjeçar në veri nuk është i drejtë.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










