E Mërkurë, 22 Maj 2013

Nikolic: Do ta ruaj Kosovën!

E Marte 12 Qershor 2012 11:33

Tomislav Nikolic ka bërë betimin si presidenti i ri i Serbisë. Në fjalimin e tij ai përmendi edhe Kosovën.
“Do të mbroj Kushtetutën, do të respektoj dhe ruaj integritetin territorial të Serbisë dhe do të përpiqem që t’i bashkoj të gjitha forcat politike në vend, që të kenë një politikë të përbashkët kundrejt Kosovës”, ka deklaruar Nikolic.

Gjatë imaugurimti ka thënë se është në interes të Serbisë që të bashkëpunojë me të gjithë, “edhe me Lindjen edhe me Perëndimin, meqë, me këtë, Serbia vetëm fiton dhe asgjë nuk humb”.

Inaugurimi i tij është bojkotuar nga shumica e liderëve rajonalë, për shkak të së kaluarës së tij nacionaliste dhe mohimit se në Srebrenicë në vitin 1995 ishte kryer gjenocid. Nga vendet fqinje të Serbisë, në inaugurimin e tij ka marrë pjesë vetëm presidenti malazias, Filip Vujanovic.

Ministri i Brendshëm në largim, Ivica Dacic, përkitazi me këtë ka thënë se “ky është një bojkot i organizuar - një ofendim për Serbinë dhe jo për Tomislav Nikolic”. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.