Ali Lajçi ndërron partinë kalon në AAK
E Shtunë 16 Qershor 2012 11:39
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka aderuar zyrtarisht atdhetari dhe veprimtari i hershëm, ish-themelues dhe udhëheqës i lartë i LDK dhe ish-kryetar i Komunës së Pejës, Ali Lajçi.
Duke i uruar mirëseardhje në AAK, nënkryetari i Parë i AAK-së, Blerim Shala, e ka vlerësuar Lajçin si një prej figurave të çmueshme, që nëpër vite dha kontributin e tij në vlefshëm në funksion të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.
Shala tha se është i mirëseardhur dhe shumë i nevojshëm kontributi i Lajçit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në rrugën dhe projektin tonë për ndërtimin dhe avancimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.
Ali Lajçi, duke deklaruar se ndihet mirë që i është bashkuar AAK-së, tha se bashkërisht me kolegët e tij dhe udhëheqësit e partisë, do të vazhdojë të kontribojë në çuarjen përpara të proceseve të rëndësishme në për të cilat po kalon vendi.
Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, ka thënë se bashkimi i Lajçi me AAK-në është energji dhe potencial shtesë në rritën dhe zhvillimin e mëtejmë të strukturave të partisë, të shtrirjes së vazhdueshme të AAK-së dhe punës në të mirë të Pejës, të qytetarëve të saj dhe të Kosovës në përgjithësi.
Lajçi do të jetë, në të njëjtën kohë, me vendim dhe konform normave statutare të partisë, edhe anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










