E Hënë, 20 Maj 2013

Bogdanoviq e quan provokim hapjen e Zyrës në veri

E Enjte 21 Qershor 2012 11:32

I ashtuquajturi ministër për Kosovën Goran Bogdanoviq e ka  vlerësuar “si edhe një provokim të Prishtinës” faktin se Qeveria e Kosovës e ka hapur Zyrën e vet në Mitrovicën e veriut dhe që e ka emëruar shefe Adriaja Hoxhiqin.

"Janë bërë disa përpjekje për hapjen e Zyrës dhe hapja është në përputhje me planin e Ahtisaarit, por kjo nuk do të thotë serbët duhet ta pranojnë këtë Zyrë”, ka thënë Bogdanoviq për RTS

Bogdanoviq ka përkujtuar se disa herë ka tënë se “ne atje poshtë (në veri të Kosovës) e kemi administratën tonë lokale".
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.