Hoxhic: Nuk i rrezikojmë institucionet e Serbisë në veri!
E Hënë 25 Qershor 2012 13:58
Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhic, ka vlerësuar se është e panevojshme vendosja e trupave të KFOR me armë të gjata përreth kësaj zyre, e cila, sipas saj, nuk kërcënon asnjë institucion të Serbisë në veri.
"Kjo zyrë nuk ka të bëjë asgjë me vendosjen e ushtarëve të KFOR-it dhe unë mendoj se tytat e gjata vërtetë janë të panevojshme. Qytetarët e veriut të Mitrovicës janë shumë të vetëdijshëm për gjithçka dhe kurrë nuk kanë qenë iniciatorë të dhunës, citohet të ketë thënë Hoxhic për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit.
Sipas saj, hapja e zyrës administrative në veri të Mitrovicës nuk paraqet kërcënim për asnjë institucion të Serbisë në veri.
"Nuk është përgjegjësi e jona që të merremi me këto çështje. Tek e fundit, kur flasim për kujdesin shëndetësor ose arsimin, ne jemi shumë të interesuar për të përmirësuar funksionimin e tyre, e jo ti shuajmë", tha Hoxhic. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










