Qeverisje pa sovranitet në veri
E Marte 26 Qershor 2012 10:45
Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) kanë hartuar një plan 9-pikësh për veriun e Kosovës , i cili fokusohet te shtrirja e qeverisjes atje, por jo edhe të sovranitetit.
Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) planifikojnë që të vendosin normalitetin në veri nëpërmjet veprimeve në nëntë fusha të ndryshme. Një plan veprimi, pritet që të ndihmojë Grupin Ndërkombëtar Drejtues që në fillim të muajit të ardhshëm të marrë vendimin që të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë në shtator të këtij viti. Grupi i shteteve që e kanë mbikëqyrur pavarësinë për tërë këto vite të ekzistimit të shtetit të Kosovës ka kërkuar plan dhe hapa konkretë për integrimin e veriut të Kosovës, në mënyrë që vendimi për fundin e mbikëqyrjes të jetë më i lehtë.
Si hap i parë konkret pritet që të vlerësohet hapja e Zyrës Administrative për Veriun e Kosovës, ndërkaq që plani parasheh një varg veprimesh tjera konkrete që do të bëhen në të ardhmen. Zgjedhjet lokale me lista të hapura dhe me sistem ku kryetari i komunës votohet ndaras nga kandidatët për asamble, investime në infrastrukturë dhe krijimi i mundësisë që Gjykata e Qarkut në veri të Mitrovicës të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës, janë disa nga veprimet e planifikuara. Gjithashtu rekomandohet që në veri të ketë një polici të pavarur dhe kompetente.
Plani niset nga parimi se serbët e Kosovës nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, por do ti përshtaten atij, shkruan Koha Ditore .
Qeveria e Kosovës, sipas planit, duhet të fokusohet në shtrirjen e qeverisjes në veri e jo të sovranitetit. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










