Jahjaga: Kosovarët në momentet më të vështira patën pranë SHBA-në
E Mërkurë 04 Korrik 2012 12:30
Presidentja e republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në ceremoninë festive të organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, me rastin e 236 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sot ju bashkohemi qindra milionë amerikanëve, qytetarëve të botës së lirë, që po kremtojnë 236 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tokës së mundësive të mëdha, ka thënë presidentja në fjalimin e saj.
Po i bashkohemi në festë qytetarëve të këtij shteti, paraardhësit e të cilit krijuan një atdhe ku qytetarët zgjodhën të lidhin fatin e tyre me njëri tjetrin. Jo për shkak të prejardhjes së tyre, por për të ndjekur një ëndërr të përbashkët. Ëndrrën e një shembulli të demokracisë ku do të jetojnë të lirë dhe ku do të jenë pjesëmarrës aktivë në drejtimet që merr vendi i tyre.
Presidentja ka thënë se Kosova, si një vend i ri, që ka bërë hapat e parë për të krijuar një shtet të së drejtës të bazuar në parimin qytetar, tashmë e ka të qartë mundin dhe energjinë që nevojitet për të mobilizuar të gjitha segmentet e shoqërisë, që në mënyrë të bashkërenduar të udhëhiqen nga këto parime. Sipas saj, është një sfidë e pareshtur që kërkon përkushtim dhe devotshmëri dhe besim se liria nuk është zgjedhje, por e drejtë e garantuar që duhet të përjetohet nga të gjithë.
Këtë ideal amerikan se liria është e drejtë askush nuk e ka më të qartë se qytetarët e Kosovës, të cilët në momentet e tyre më të vështira të historisë, atëherë kur edhe qenia e tyre ishte vënë në pikëpyetje, patën pranë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e popullit amerikan, për ti shpëtuar dhe për ti ndihmuar të gjejnë paqen.
Presidentja Jahjaga ka falënderuar edhe ambasadorin Christopher Dell, për për të gjitha që Shtetet e Bashkuara dhe ai personalisht, kanë bërë për Kosovën. Gjatë mandatit tuaj keni ofruar mbështetje të përhershme dhe keni dhëne këshilla të mençura që kanë ndihmuar Kosovën të ecë përpara. Kjo nuk është hera e parë qe ju shërbeni në Kosovë dhe urojmë që kjo të mos jetë as hera e fundit. Kosova është dhe do të mbetet shtëpia juaj.
Më lejoni që në emër të qytetarëve të Kosovës tiu shpreh admirimin për suksesin e ndërtimit të një shteti shembull në botë. Të festojmë bashkërisht suksesin tonë të përbashkët në Kosovë dhe miqësinë e përjetshme. Amerika është një vend që unë dhe qytetarët e Kosovës do ta kemi gjithmonë shumë, shumë për zemër. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy vendeve tona!, ka thënë ndër të tjera presidentja. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










