E Enjte, 23 Maj 2013

Krasniqi uron Boehner për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

E Mërkurë 04 Korrik 2012 12:46

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Boehner.

Me rastin e 236-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, kam kënaqësinë e veçantë t’ ua përcjell urimet më të sinqerta Juve dhe tërë popullit amerikan, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Krasniqi.

Më tej në urim thuhet se, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara kanë pasur sukses në zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera.

“Unë jam i bindur se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të zgjerohen dhe intensifikohen. Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t’ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thhet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.