E Premte, 24 Maj 2013

Kërkohet futja e EULEX-it në Kushtetutë

E Mërkurë 04 Korrik 2012 12:51

Shtetet mbikëqyrëse të pavarësisë së Kosovës i kanë vënë kusht Qeverisë paprekshmërinë e EULEX-it, në mënyrë që të përfundojë mbikëqyrja. Kërkesa e ndërkombëtarëve, sipas burimeve të gazetës, është që në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, mandati i EULEX-it të inkorporohet në aktin më të lartë juridik të vendit.

Për çdo ndryshim të Kushtetutës së Kosovës nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve shqiptarë, por po aq vota edhe të deputetëve të komuniteteve pakicë në Kosovë. Në këtë mënyrë, largim i EULEX-it që do të kishte mandat me Kushtetutë do të mund të arrihej vetëm nëse për një gjë të tillë do të pajtoheshin shumica e komuniteteve të tjera pakicë, serbë, turq, boshnjakë dhe të komuniteteve RAE.

Një zyrtar i lartë evropian i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti se përmendja e EULEX-it vetëm në ftesën e institucioneve të Kosovës dhe në Planin e Përbashkët të Veprimit të BE-së nuk është bazë e mjaftueshme ligjore që EULEX-i të vazhdojë punën pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.