Kosova faktor stabiliteti dhe promovuese e fqinjësisë së mirë
E Mërkurë 04 Korrik 2012 13:12
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot ambasadoren e Estonisë për Kosovë, rezidente në Vjenë, zonjën EveKulli Kala.Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e Estonisë për Kosovën dhe theksoi se të dyja vendet kanë një bashkëpunim ndërshtetëror.
Ajo theksoi se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimeve euroatlantike dhe tha se Kosova është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë.
Jahjaga theksoi nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun me Republikën e Serbisë, që është ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga BE-ja.
Ambasadorja estoneze uroi Presidenten Jahjaga për vendimin e marrë në Vjenë lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes se pavarësisë dhe tha se e ardhmja e gjithë rajonit është në integrimet në Bashkimin Evropian.
Ajo premtoi se Estonia do të vazhdoj mbështetjen e saj për Kosovën edhe në të ardhmen, për çka Presidentja Jahjaga e falënderoi.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.
Telekomünikasyona ait Müzakereler 30-31 Mayıs’taKosova Çoketnikli Bir Devletin İşlevlik ModeliHoxhaj: Makedonya Sırbistan GibiUygulama Planı Meclisten Yeşil Işık BekliyorHükümet Anlaşmanın Uygulanması Planını OnayladıTürkiye, Gilan’daki Türk Toplumuna Gösterilen Muameleden MemnunBüyükelçi Ozan Dışişleri Bakanı Hoxhaj İle GörüştüAnlaşmanın Uygulanması Planına Hala Yanıt YokAnlaşma Batı Balkanların Perspektifini DeğiştirdiKrasniqi: Izraeli duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës










