Dacic, Reekerit: Do të vazhdojmë bisedimet me Kosovën
E Mërkurë 04 Korrik 2012 13:36
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se personalisht e kupton frikën e SHBA-së se qeveria e re, për shkak të ndryshimit të politikës, mund të sjellë destabilitet në rajon.
Dacic ka deklaruar të martën mbrëma se SHBA-ja nuk implikohen në formimin e Qeverisë në Serbi, por është plotësisht i kuptueshëm interesimi i tyre për objektivat dhe programin mbi të cilat do të mbështetet qeveria.
E kam njoftuar Reekerin me qëndrimet e mia dhe të partnerëve të koalicionit qeverisës se ne jemi për integrimet evropiane, se do të vazhdojmë rrugën drejtë BE-së, si dhe bisedimet me Kosovën dhe do ti respektojmë marrëveshjet e arritura në dialog, ka thënë Dacic.
Ai pas bisedimeve me kryepeshkopin serb, Irinej nga i cili ka kërkuar bekimin për formimin e qeverisë, ka komentuar takimin me zëvendës-ndihmëssekreatrin amerikan të shtetit, Philip Reeker.
Ai ka thënë se e respekton qëndrimin e SHBA-së se formimi i pushtetit është çështje e brendshme e Serbisë dhe e qytetarëve që kanë votuar në zgjedhje.
Qeveria re është shans i ri, do të thosha, për integrimet më të shpejta evropiane, ka thënë Dacic, i cili ka cekur se partneriteti strategjik me SHBA është shumë i rëndësishëm për Serbinë. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










