E Mërkurë, 22 Maj 2013

Thaçi: 2 korriku – datë simbolike dhe historike për Kosovën

E Mërkurë 04 Korrik 2012 14:53

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të rregullt të Qeverisë ka vlerësuar lartë vendimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të përmbyllur fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe ka theksuar përkushtimin e institucioneve kosovare që të vazhdojnë angazhimet e tyre në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë, si dhe zhvillimit ekonomik e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kryeministri Thaçi është shprehur se “do të vazhdojmë angazhimet tona për rritjen e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në ndërtimin e shtetit dhe të institucioneve tona dhe do të vazhdojmë krijimin e kushteve për një perspektivë të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.

“Grupi Ndërkombëtar Drejtues, mbledhjen e ardhshme, përmbyllëse, do ta zhvillojë në Prishtinë”, ka thënë Hashim Thaçi dhe ka shtuar: “Në shtator do të festojmë të gjithë së bashku përfundimin e suksesshëm të pavarësisë së mbikëqyrur. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen me të gjithë miqtë ndërkombëtar që kanë ndihmuar në përmbylljen e suksesshëm të këtij kapitulli të zhvillimit tonë.”

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Regjistrimin e Pengut në Regjistër për Sendet e paluajtshme si dhe Koncept-dokumentin për hartimin e Projektligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinorë dhe Ndërtimit.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për themelimin e strukturës koordinuese për zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Sipas këtij vendimi themelohet Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave i cili është përgjegjës për koordinimin, monitorimin dhe raportimin e të gjitha aktiviteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e Udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për Liberalizimin e Vizave me Kosovën.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.