E Premte, 24 Maj 2013

Jahjaga, Thaçi e Krasniqi dënojnë vrasjen e dy qytetarëve serbë

E Shtunë 07 Korrik 2012 15:35

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shpreh indinjatën e saj të thellë dhe dënon vrasjen më armë zjarri të dy qytetarëve serbë të Kosovës, në fshatin Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj.Presidentja e Republikës së Kosovës kërkon nga organet e ndjekjes që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të kapin e të sjellin përpara drejtësisë autorët e vrasjes.

Kryeministri Hashim Thaçi ka dënuar aktin vrasjes së dy qytetarëve në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt. “Me indinjatën më të thellë dënoj aktin e vrasjes së dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin e tyre për respektimin e të drejtës së kthimit në pronat e veta për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, gjuhe apo feje”, thuhet në deklaratën për media të kryeministrit Hashim Thaçi.

“Aktet e dhunës, pa marr parasysh motivet dhe aktorët, dëmtojnë angazhimet tona. Andaj edhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që të ndriçohet rasti dhe aktorët të vihen para drejtësisë. Dhuna dhe pasiguria nuk do të kenë perspektivë në shtetin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar vrasjen e dy qytetarëve me përkatësi etnike serbe, në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt, duke e quajtur këtë akt të shëmtuar dhe të neveritshëm. “Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit të vendit”, ka theksuar kryetari i Kuvendit, përmes një deklarate për media.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë që ta ndriçojnë rastin dhe që akterët sa më parë të marrin dënimin e merituar.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.