Jahjaga mirëpret vendimin e Kushtetueses
08 Korrik 2012 14:25
Pas bërjes publike të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e presidentes, Atifete Jahjaga ka dalë me një deklaratë për shtyp, përmes së cilës ka mirëpritur këtë vendim, të cilin e quan përfundimtar.
Është ky vendim përfundimtar në këtë çështje i autoritetit më të lartë kompetent e të pavarur të vendit, të cilin unë si Presidente, me mandat që të mbroj ligjin dhe Kushtetutën, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e vendit, jam e obliguar ta zbatoj, thuhet në deklaratën e preesidentes.
Më tej në deklaratë thuhet se, Në një kohë, kur më është kërkuar ta marrë mandatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, unë me përkushtim dhe përgjegjësi e kam pranuar këtë detyrë.
Duke mos qenë pjesë e marrëveshjes politike, por rezultat i saj, zgjedhja ime me votimin në Kuvendin e Republikës se Kosovës, me të cilën zgjedhje u kapërcye kriza, u bë në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën.
Në deklaratën e saj Jahjaga vlerëson se vendimi i Gjykatës i jep përkrahje të plotë aspekteve të marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar dhe unë do të respektoj dhe zbatoj ato.
Ashtu siç kanë dëshmuar konsultimet e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës e gëzojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe ne si liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike jemi të obliguar ta dëgjojmë zërin e qytetarëve tanë.
Duke pasur këtë parasysh, inkurajoj të gjitha partitë të përfaqësuara në Kuvend të jetësojnë reformat e aprovuara nga Gjykata Kushtetuese", thuhet në deklaratën e presidentes. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










