E Mërkurë, 22 Maj 2013

Hoxhiq pret dialog të sinqertë midis Kosovës e Serbisë

E Marte 07 Gusht 2012 11:41

Shefja e Zyrës administrative në Mitrovicë, Adriana Hoxhiq, ka deklaruar sot se dialogu ndërmjet përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se politika duhet të zhvillohet kryekëput në atë nivel.

Në deklaratën për një radio lokale në Mitrovicë, siç transmeton QIK-u, Hoxhiq ka theksuar se në atë proces duhet të kenë një vend të rëndësishëm edhe politikanët lokalë, dhe se pret një dialog më të sinqertë se gjer më tani si dhe një marrëveshje e cila qytetarëve do t’ua lehtësojë, e jo t’ua vështirësojë jetën.

Ajo ka theksuar se përveç deklaratave publike të individëve, të cilët me këmbëngulje dhe qëllimisht përhapin dezinformata për synimet e Zyrës administrative në Mitrovicë, si dhe të disa mesazheve anonime drejtuar dy të punësuarve në zyrë, nuk ka pasur kërcënime serioze ndaj të punësuarve.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.