Përgatiten për marrjen e përgjegjësive të plota
E Marte 07 Gusht 2012 12:23
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë, sot ka folur lidhur me mbarëvajtjen e punëve në procesin e përmbylljen së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë para kabinetit të tij, se e gjithë puna në këtë drejtim po shkon sipas planit dhe ka shtuar se pret që deri në fillim të shtatorit të përfundojnë të gjitha punët.
Kryeministri Thaçi ka thënë se në bashkëpunim të ngushtë edhe me Grupin Drejtues Ndërkombëtar, punët po rrjedhin sipas planit të paraparë.
Theksoj se të gjitha përgatitjet për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë të Kosovës, që do të ndodh në fillim të shtatorit, janë duke shkuar sipas planit, në një koordinim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, me Grupin Drejtues Ndërkombëtar mbështetës për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i kryer çdo ditë obligimet e veta që dalin karshi këtij procesi të rëndësishëm të mëvetësisë së plotë të shtetit tonë dhe marrjen e përgjegjësive të plota nga ana e institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










