E Enjte, 23 Maj 2013

Shkrihet qëndrimi i Thaçit kundër dialogut politik me Serbinë

E Marte 07 Gusht 2012 14:18

Vera e nxehtë e këtij viti nuk e ka shkrirë fusnotën që zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e pati vlerësuar si “fjollë bore”. Por ngritja e temperaturave me kalimin e muajve duket sikur e ka shkrirë qëndrimin e ashpër të kryeministrit Thaçi, se “nuk do të ketë më kurrë dialog politik me Serbinë”. Tani kryeministrin e citojnë të thotë se është i gatshëm për dialog politik me Serbinë.

Deri para pak kohësh qëndrimi ishte diametralisht i kundërt – kundër dialogut politik me Beogradin.

Madje e prirë nga besimi në shefin, udhëheqësja e ekipit kosovar në dialogun teknik, Edita Tahiri, shpesh e ka kundërshtuar publikisht bashkëbiseduesin e saj nga Serbia, Borislav Stefanoviq, sa herë që ky i fundit përshkruante dialogun teknik si parapërgatitje për dialogun politik, ku do të trajtohej edhe çështja e veriut të Kosovës, ashtu siç e përshkruanin edhe të gjithë diplomatët ndërkombëtarë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.