Meyer: Serbia të mendojë mirë
E Premte 10 Gusht 2012 14:41
Pritjet e Washingtonit ndaj Serbisë nuk kanë ndryshuar. SHBA-ja përpiqet që edhe më tutje të jetë e angazhuar sa i përket Serbisë, përkatësisht përafrimit të Beogradit BE-së, NATO-s dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, tha analisti amerikan Stiven Meyer.
Sipas mendimit të tij, Beogradi në negociatat direkte me Prishtinën duhet të marrë një qëndrim të caktuar dhe transparent i cili do të kuptohej edhe në Perëndim.
Siç e dini, ka vite që jam ithtar i ndarjes së Kosovës si opsion real dhe i realizueshëm, ndonëse ekzistojnë edhe një numër propozimesh që ia vlejnë të shqyrtohen, tha Meyer në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, transmeton QIK.
Sa i përket pritjeve reale të Serbisë që të hyjë në BE në dritën e çështjes kontroverse të Kosovës, Meyer tha se Washingtoni thekson që Serbia duhet të vazhdojë të lëvizë drejt Bashkimit Evropian.
Mirëpo, sipas tij, edhe nën kushtet më ideale do të kalojë një kohë e gjatë para se Serbia të bëhet anëtare, për shkak të plotësimit të kushteve të shumta ekonomike, politike, juridike dhe diplomatike.
Serbia duhet të mendojë mirë nëse me të vërtetë dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, tha Meyer. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.










