Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Mustafa: S’ka arsye prolongimi i transformimit të FSK-së

E Shtunë 29 Gusht 2015 14:23

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se Koalicioni qeverisës PDK-LDK, së bashku me partnerët e tjerë po punon në transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Unë dhe z. Thaçi kemi vlerësuar se nuk ka arsye të prolongohet transformimi i FSK-së dhe që ky transformim të varet nga vullneti i një subjekti politik. FSK është forcë multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Me veprimet dhe aksionet e saj, pjesëtarët e FSK-së kanë treguar përkushtim në të gjitha situatat emergjente dhe rreziqet në çdo pjesë të vendit tonë dhe për çdo njeri. Janë treguar shembull në misionet humanitare’, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Sipas tij në rast të mungesës së mirëkuptimit për amendamente Kushtetuese, të cilat e transformojnë FSK-në në FAK, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi FSK-në, me të cilin FSK do të merr të gjitha përgjegjësitë që ishin të parapara për FAK.

“Ndërkaq do ta ndryshojmë emrin e Ministrisë së FSK-së”, ka theksuar ai.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.