Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Godet Jabllanoviq, në krye të Asociacionit

E Hënë 31 Gusht 2015 10:26

Serbët e veriut të Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit të Serbisë Marrëveshjen për Asociacionin vazhdojnë ta vlerësojnë si një prej të arriturave më të mëdha të tyre, në dialogun e deritashëm me Prishtinën.

Ata gjithashtu e quajnë Bashkësi e Komunave Serbe marrëveshjen, sipas të cilës 10 komuna me shumicë serbe në Kosovë do të kenë autonomi me kompetenca të zgjeruara.

Derisa për serbët marrëveshja është Bashkësi, për shqiptarët ajo është Asociacion, që nuk ka kurrfarë kompetencash, ndonëse në versionin anglisht të marrëveshjes, asociacioni mund të jetë edhe bashkësi, shkruan ‘Zëri’.

Serbët në veri të Kosovës, posaçërisht Lubomir Mariq, ministër i Administratës së Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, insistojnë që në Statut të potencohet saktësisht ZSO (Zajednica Srpskih Opstina), e kurrsesi ASO (Asociacia Srpskih Opstina).

Mariq, i cili është koordinator i ekipit për formimin e BKS-së, ka paralajmëruar se që nga nesër, e hënë, në bashkëpunim edhe me juristë dhe me ekipin me ekspertë ndërkombëtarë do të fillojë përgatitja e Statutit për BKS-në. “Me juristë dhe me ekipin e ekspertëve ndërkombëtarë do të fillojmë që nga nesër përgatitjen e Statutit dhe shumë shpejt do ta kemi versionin e tij”, ka thënë Mariq për mediet serbe.

Gazeta ka mësuar ndërkohë nga burime përtej urës se Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Isa Mustafës, i cili ishte shkarkuar për shkak të fyerjeve që u pati bërë nënave gjakovare. Do të jetë kryetar i BKS-së, të cilin shqiptarët vazhdojnë ta quajnë Asociacion. (‘Zëri’)

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.