Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Presidentja dëshiron të kryesojë delegacionin e Kosovës në New York

E Hënë 31 Gusht 2015 13:30

Në momentet kur Kuvendi i Kosovës po votonte Gjykatën Speciale, kryeministri i vendit kishte marrë një letër presidentja Atifete Jahjaga gjatë seancës, e cila, sipas burimit tonë, e kishte zemëruar atë dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi.

Burimi thekson mospajtimet në stafin këshillues të presidencës rreth përmbajtjes dhe dërgimit të kësaj letre, në rrethanat kur paska ekzistuar marrëveshja midis saj e ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, që në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një vit të shkojë kryeministri, ndërsa në tjetrin presidentja. Sivjet, sipas asaj marrëveshje ka qenë radha e kryeministrit.

Burimi thekson se presidentja synon që përmes pjesëmarrjes në sesionin e KB të lobojë për një mandat të dytë për vete në krye të Presidencës.

Ja edhe përmbajtja e letrës:

“I nderuar z. Kryeministër,
Në bazë të kompetencave të mia të përcaktuara sipas nenin §4.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të përfaqësuar shtetin brenda dhe jashtë vendit dhe bisedave konsultative rreth përbërjes së delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti, ju njoftoj zyrtarisht me vendimin tim për të udhëhequr delegacionin e Republikës së Kosovës gjatë këtyre aktiviteteve në New York, më 25 shtator – 2 tetor, 2015.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij forumi global të krerëve të shteteve dhe prioritetin që politika jonë e jashtme i jep kësaj jave aktivitetesh në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për çështje lotuese dhe punën e mëtejshme që na pret në avancim të konsolidimit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare, sugjeroj që në delegacionin e udhëhequr nga unë, si Presidente e vendit, dhe në përputhje me obligimet e mia kushtetuese, të jenë të përfaqësuara të gjitha nivelet udhëheqëse të vendit.

Një përfaqësim i tillë i Kosovës nga Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm do të jetë gjithëpërfshirës dhe dëshmon unitetin shtetëror në përcaktimin e prioriteteve tona dhe përkushtim serioz në përcaktimin tonë për t’u bërë pjesë e barabartë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtar.

Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.

Sinqerisht,
Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës”, përfundon letra.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.