Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Daçiq: AKS do të formohet shumë shpejt

E Hënë 31 Gusht 2015 14:38

Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe dhe ministri për Punë të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka vlerësuar sot se shumë shpejt do të duhej të formohej Asociacioni i Komunave serbe (AKS), i cili, ka thënë ai, është pushteti i parë politik i serbëve në Kosovë pas vitit 1999.

Në pyetjen nëse AKS është hapi i parë drejt ndarjes së Kosovës, Daçiiq për TV Pink ka theksuar se tash për tash nuk po flitet për këtë, transmeton Koha.net.

“Tani AKS është forma e parë autonome nën atë që ne e quajmë krahinë”, ka thënë Daçiq i cili ka shtuar se në Serbi ka më shumë 90 mijë kërkesa për azil ndërsa, me siguri duke menduar edhe për pjesëtarët e policisë e të ushtrisë bashkë me punëtorë e administratës pushtuese serbe të cilët e kanë braktisur Kosovën pas ndërhyrjes së NATO-s, Daçiq ka vlerësuar se në vendin e tij gjenden 220 mijë persona të “shpërngulur” nga Kosova.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.