Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 21 Tetor 2019

Kanadaja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

E Hënë 31 Gusht 2015 14:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që ambasadorja LaRocque ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e pakursyer të shtetit mik të Kanadasë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi si të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit ndër shtetëror me theks në fushën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar të ndërtojnë të ardhme prosperuese, si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ambasadorja LaRocque shprehu mirënjohjen për përkrahjen e Presidentes Jahjaga, duke vlerësuar progresin që Kosova dhe qytetarët e saj kanë bërë në ndërtimin e paqes, ajo tha se Kanadaja do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Kosovën. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.