Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Demolli kërkon më shumë bashkëpunim me Turqinë

E Mërkurë 09 Shtator 2015 14:19

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Ministri Demolli kërkoi nga ambasadorja e turqisë Kiliç, thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e shkollimit dhe trajnimeve në nivelet më të larta, si dhe në përkrahjen e anëtarësimit të MFSK-së/FSK-së, në iniciativat regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë.
Ministri Demolli falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit të kadetëve, trajnimeve të pjesëtarëve të FSK-së, këshilltarëve në kuadër të NLAT-it etj.
Gjithashtu, ministri Demolli e njoftoi ambasadoren Kiliç me zhvillimet dhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Ministri Demolli, me këtë rast, kërkoi nga ambasadorja e Republikës së Turqisë, Kiliç për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive edhe në fushat e shkollimit dhe trajnimeve në nivelet më të larta, si dhe në përkrahjen e anëtarësimit të MFSK-së/FSK-së, në iniciativat regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë.
Ndërsa, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç shprehu përkushtimin e v endit të saj për thellimin e këtij bashkëpunimi. Ajo po ashtu vlerësoi progresin e FSK-së dhe u zotuase edhe në të ardhmen Republika e Turqisë do ta përkrahë Kosovën dhe FSK-në, në integrimet ndërkombëtare dhe rajonale.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i FSK-së, Fadil Gashi, këshilltari i ministrit, koloneli Fadil Hadërgjonaj dhe atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, nënkolonel Necdet Ozdemir.
 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.